UASHINGTON

Sekretari i shtetit Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara i kanë ndërprerë komunikimet me liderin palestinez Yasser Arafat.
Kontaktet me liderët tjerë palestinezë mbeten, por jo edhe me Arafatin, pas thirrjes së presidentit Bush për rrëzimin e tij, tha Powell.
Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha se palestinezët do t’i refuzojnë takimet me sekretarin Powell, nëse ai këmbëngul të mos takohet me liderin palestinez Yasser Arafat.