VIENË

Presidenti i Austrisë Thomas Klestil i ka bërë thirrje Republikës së Çekisë që me vendime politike apo ligjore t’i anulojë dekretet presidenciale të pasluftës.
Të ashtuquajturat “dekrete të Beneshit”, e morën emrin sipas Eduard Benesh, president i parë i pasluftës i Çekosllovakisë.
Sipas dekreteve në fjalë, u konfiskua tërë prona e gjermanëve dhe hungarezëve etnikë, iu mor shtetësia çekosllovake, u justifikua dëbimi i tyre nga vendi, si dhe u amnistuan krimet e çekosllovakëve kundër gjermanëve dhe hungarezëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas përfundimit të saj.