DILI

Dhjetra mijë qytetarë të Timorit Lindor e kremtuan sot ditën e parë të pavarësisë, pas administrimit dy-vjeçar nga Kombet e Bashkuara.
Në mesnatë sipas kohës lokale, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ia dorëzoi pushtetin ish liderit të guerilës Xanana Gusmao.
“E përshëndes popullin e Timorit Lindor për guximin dhe këmbënguljen që e tregoi. Nuk e kishit rrugën e lehtë drejt pavarësisë, por duhet të jeni krenarë me të arriturën”, tha Kofi Annan, duke shtuar se ky popull i vogël duhet të jetë frymëzim për botën.
Timori Lindor mbi 400 vjet ishte koloni e Portugalisë, kurse prej vitit 1975 nën sundimin e Indonezisë.