PRAGË

Zëvendës kryeministri i udhëheqies separatiste të Çeçenisë, Akhmed Zakayev ka hedhur poshtë çfarëdo lidhje të luftëtarëve çeçenë me shpërthimin e djeshëm në Dagestan, që la të vdekur 41 persona dhe mbi 100 të plagosur.
Në një deklaratë për radion Evropa e Lirë Zakayev ka thënë: “Deklarojë zyrtarisht se as çeçenët dhe as ata që simpatizojnë luftën e tyre nuk janë të ndërlidhur në asnjë mënyre me ate shpërthim, sepse ajo është diçka që vetëm do të ndihmonte armiqët tanë. Kjo mund të jetë bërë vetëm nga ata që janë të interesuar për vazhdimin e luftës në Çeçeni, kurse çeçenët nuk janë të interesuar as për vazhdimin dhe as për shkallësimin e situatës në Kaukaz, në Kaukazin Verior apo në Rusi” , tha Zakayev.