SHKUP

Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte sot arriti në Shkup, që siç tha “të përkujtojë qeverinë t’i përmbushë obligimet e veta” ndaj tribunalit për krime të luftës.
Del Ponte tha se ekspertët e Tribunalit janë duke i hetuar 5 raste nga kompetenca e gjykatës.
Tribunali ka mundësi të hetojë edhe krimet e kryera nga pjesëtarët e UÇK-së në Maqedoni, tha del Ponte.