BETLEHEM

Forcat Izraelite zgjeruan ofenzivën në territoret palestineze në Bgregun Perëndimor, duke hyrë në Tulkaerm, në Al Khader e Beit Jalla dhe shkurtazi në Betlehem dhe mbajnë të izoluar Yasser Arafatin në Ramallah.
Këshilltari i kryeministrit izraelit, Dore Gold tha se forcat izraelite kanë arrestuar 500 njerëz duke u përpjekur të vën kontroll ndaj “terrorizmit palestinez”,siç e ka quajtur.
Kryetari i Kuvendit palestinez, Ahmed Qorei u ka bër thirrje vendeve arabe nga Amani që të veprojnë për të penguar ofenzivën izraelite duke thënë se “koha po kalon” dhe se Arafati kërkon prej tyre “veprim dhe pozicion serioz”.