BEOGRAD

Jugosllavia ka kërkuar të vëzhgojë gjykimin e ish-presidentit Sllobodan Millosheviç, duke arsyetuar se autoritetet e Beogradit dëshirojnë të dijnë të gjitha hollësitë e procesit dhe jo t’i mësojnë ato përmes mediave. Këtë e ka kumtuar sot ministri i jashtëm jugosllav Goran Svillanoviç, i cili tha më tej se kërkesën ia kanë paraqitur Hagës dhe tani janë në pritje të përgjigjes.