Policia e Pakistanit nuk është e sigurtë për fatin e gazetarit të rrëmbyer Daniel Përll, megjithëse në bazë të rrëfimeve të të arresuarit Omar Saed Sheik, ai duhet të jetë ende gjallë. Shefi i policisë së Karaçit, tha se krye i dyshuari për rrëmbimin e reporterit të “Wall Street Journal”, ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se Përll po mbahet në një port të Karaçit, por kërkimet e deritanishme kanë rezultuar të pafrytshme.