JERUZALEM

Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, ka bërë thirrje për rifillimin e bisedimeve të paqes me Izraelin, aty ku ato u lanë, pas largimit të ish-kryeministrit Ehud Barak. Komentet pasojnë hyrjen e sërishme të trupave dhe tankseve izraelite në disa territore të Bregut Perëndimor dhe arrestimin e tre militantëve palestinezë.