ISLAMABAD

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, ka apeluar sërish sot tek India, për kapërcimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi Kashmirin. Por Musharraf tha se luftëtarët myslimanë që luftojnë në pjesën e Kashmirit të sunduar nga India, janë guerrilas dhe jo terroristë sic i quan Nju Delhi.