PODGORICË

Ministri jugosllav i Mbrojtjes, Sllobodan Krapoviq ka dhënë dorëheqje nga funksion, ”për shkaqe shëndetësore”, ka konfirmuar zëdhënësi i Partisë Socialiste Popullore të Malit të Zi, Dragan Koprivica.
Ai ka thënë se ministri Krapoviq “kishte bërë shumë rreth iniciativës për ndryshime në ministrinë e Mbrojtjes dhe reformat e ushtrisë jugosllave, por tempoja që kishte iniciuar ai, nuk është ndjekur në mënyre adekuate dhe për këte ka hasur në rezistenca nga struktura të veçanta”.