Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, në fjalimin e tij në prag të Vitit të Ri, ka folur për vështirësitë me të cilat është përballuar organizata që ai drejton dhe bota në përgjithësi, gjatë vitit 2003.
Anan e cilësoi vitin 2003, që po lëmë pas, si një nga vitet më të rënda në gjithë historinë e Kombeve të Bashkuara. Ai u përqëndrua në ndarjen e thellë që u krijua nga lufta në Irak.
Më tej Anan ka shtuar:
"Ne duhet të luftojmë terrorizmin. Ne duhet të parandalojmë përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Por njëherësh duhet t'i themi po edhe zhvillimit. Le të sjellim shpresë në jetën e atyre që vuajnë. Pa zhvillim dhe shpresë nuk do të ketë paqe", tha Anan.
Kreu i Kombeve të Bashkuara tha se ka përfunduar koha e premtimeve, pasi i ka ardhur rradha mbajtjes së tyre.