BERLIN

Policia gjermane ka arrestuar politikanin shqiptar, Idajet Beqiri, që është i dyshuar për nxitje të urrejtes ndëretnike, ka kumtuar sot zëdhënësi i policisë kufitare gjermane, Helmut Mutter. Idajet Beqiri u arrestua të shtunën gjatë përpjekjes së tij për të kaluar në Zvicër, afër qytetit gjerman Konstancë. Zëdhënësi Helmut Mutter nuk dha detaje lidhur me mundësinë e dorëzimit të tij në Shqipëri.