TEHERAN

Nënkryetari i Iranit, Gholamreza Aghazadeh, njëherësh udhëheqës i organizatës për energji atomike të Iranit, deklaroi sot se vendi i tij së shpejti mund ta nënshkruaj protokolin që lejon inspektime më të gjëra të Kombeve të Bashkuara në Iran. Ai u tha reporterëve se mund të ndodhë që ky protokol të nënshkruhet nesër. Irani ishte nën një presion për ta nënshkruar këtë dokument, pasi Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur dyshime se Irani po i përdorë programet civile bërthamore si mbulesë për zhvillimin e armatimit atomik.