LONDËR

Britania e Madhe nuk do të marrë pjesë në gjykimin e Sadam Huseinit nëse ai do të çojë drejt dënimit të tij me vdekje.
"Britania e Madhe është kundër dënimit me vdekje. Rrjedhimisht, ne nuk do të marrim pjesë në çfarëdo qoftë që do të çojë drejt dënimit me vdekje si një nga mundësitë", ka deklaruar emisari i lartë për Irakun Xheremi Grinstok.
Britania e Madhe ka hequr dënimin me vdekje në vitin 1964.