BAGDAD

Disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sot pasdite në qendër të Bagdadit, disa orë pasi trupat amerikane kishin bërë të ditur kapjen e Sadam Huseinit. Sipas burimeve policore, me këtë rast nuk ka pasur viktima, ndërsa menjëherë pas këtyre shpërthimeve janë dëgjuar edhe të shtëna nga armët. Policia ka precizuar se një veturë që ishte braktisur nga dy vetë, ka shpërthyer më pas në rrugën frekuentuese Sadun. Paradite ndërkaq, 17 vetë kanë vdekur, ndërsa rreth 32 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një automobli–bombë që gjendej përpara një stacioni policor në Kalidijah të Irakut Perëndimor. Bëhet e ditur se në këtë incident nuk ka pasur viktima nga radhët e trupave aleate në Irak.