BRUKSEL

E ardhmja e rajonit të Ballkanit është në integrimet evropiane, por vendet e Ballkanit duhet të vazhdojnë me reformat e tyre, u tha në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Ministrat e jashtëm të BE-së gjithashtu i dhënë mbështetje planit për operacionalizimin e standardeve, ndërsa në konkluzat e takimit thuhet se duhet të vazhdojë procesi i privatizimit në Kosovë.
Në takim morën pjesë edhe kryeadministratori i Kosovës Harri Holkeri dhe kryeministri Bajram Rexhepi.