JERUSALEM

Izraeli ka shprehur keqardhje për dështimin e bisedimeve të grupeve militante palestineze që synonte arritjen e armëpushimit. Hamasi, Xhihadi Islamik dhe tre organizata të tjera palestineze nuk mundën të merrnin një vendim lidhur me armëpushimin.
Jonathan Peled, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, lidhur me rrjedhën e bisedimeve tha:
"Izraeli nuk mund të pranojë asgjë më pak se ndërprerje të dhunës dhe terrorit si hap i parë për prishjen e strukturave terroriste. Nëse do të ketë ndonjë ecje përpara të planit të paqes ne presim që ky të jetë kushti i parë që do të plotësohet nga palestinezët."
Palestienzët nga ana e tyre kanë përsëritur angazhimin për planin e paqes.