PRISHTINË

Nga aeroporti i Prishtinës sot fluturoi aeroplani i parë i aviokompanisë kosovare. Është thënë se ky aeroplan është i kompanisë Hamburg International por ai sot, krahas emrit të kompanisë, kishte edhe mbishkrimin "Kosova airlines". Në përurimin e sotëm morën pjesë edhe krytari i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryeministri Bajram Rexhepi.