BAGDAD

46 deri 54 kryengritës janë vrarë, ndërsa 5 ushtarë amerikanë dhe një civil janë plagosur në përleshjet me kryengritësit irakienë në qytetin Samarra.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se përleshjet filluan me "sulme të koordinuara" kundër autokolonave amerikane, që shpërndanin valuta të reja në bankat irakiene.
Në Kiev, ministria e Mbrojtjes njoftoi se trupat ukrainase në Irak të shtunën e kanë arrestuar gjeneralin Djugeishi, të dyshuar për organizimin e sulmeve kundër forcave të koalicionit.