STAMBOLL

Siria i ka deportuar në Turqi 22 persona të dyshuar për ndërlidhje me sulmet e katërfishta vetvrasëse në Stamboll që lanë 61 të vdekur. Ndërkohë, policia turke ka arrestuar një mashkull të paidentifikuar për dhënien e urdhërit për kryerjen e njërit nga katër sulmet me bomba gjatë muajit nëntor në Stamboll, kanë bërë të ditur zyrtarë të Turqisë. I akuzuari është arrestuar javën e kaluar derisa po përpiqej të arratisej në Iran, ndërsa ngarkohet për "rrënim të rendit kushtetues", krim ky që në Turqi konsiderohet si tradhëti dhe sanksionohet me burgim të përjetshëm.