TBILISI

Një takim që po mbahet në Moskë mes drejtuesve të tre rajoneve të Gjerogjisë, që kërkojnë autonomi nga Tbilisi zyrtar, ka ngjallur shqetësim në klasën politike aktuale në Gjeorgji.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Nino Burjanadze, tha se Moska nuk i ka informuar autoritetet e Gjeorgjisë, ndonëse ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov tha se vendi i tij respekton integritetin terriritorial të Gjerogjisë.
Në të tjera zhvillime një bombë ka shpërthyer pranë selisë së një partie opozitare në Tbilisi.