BEOGRAD

"Serbia dhe Mali i Zi duhet të lërë pas shpine problemet e krijuara gjatë ndërhyrjes ajrore të NATO-s në vitin 1999 dhe të ndërtojë një të ardhme, që do të përfshijë dhe anëtarësimin në Aleancë. Pavarësisht të shkuarës problematike ne kemi të ardhme të përbashkët" ka deklaruara sekretari i përgjithshëm i NATO-s Lordi George Robertson.
Robertson ka theksuar gjithashtu se i kërkuari për krime lufte Ratko Mlladic gjendet në Serbi dhe i ka bërë thirrje që të dorëzohet.
Robertson është në Beograd në një vizitë lamtumirëse derisa mandati i tij përfundon në dhjetor.