TIRANË

Komiteti i përgjithshëm drejtues i Partisë Socialiste të Shqipërisë, është mbledhur sot për të diskutuar disa vendime të marra nga kryesia për kriteret e kandidimit për postin e kryetarit të Partisë Socialiste, si dhe për disa ndryshime në Statusin dhe rregulloren e kësaj partie. Kryesocialisti Fatos Nano në fjalën e tij është shprehur se rruga e vetme e zgjidhjes së këtyre çështjeve është që të gjithë të reflektojnë drejt dhe me përgjegjësi.