PRAGË

Një i ri palestinez është qëlluar për vdekje nga ushtarët izraelitë në Xhenin.
Mohammed Salah u vra kur ushtarët hapën zjarr ndaj një grupi palestinezësh që hidhnin gurë.
Gjatë natës, ushtarët izraelitë vranë edhe dy palestinezë tjerë në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, lideri palestinez Yasser Arafat dhe kryeministri Ahmed Qurei kanë diskutuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.