SHKUP

Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana është takuar pasditen e sotme me Ministrin e Brendshëm të Maqedonisë, Hari Kostov.
Takimi u përqëndrua kryesisht në misionin e ri policor të Bashkimit Evropian PROXIMA, i cili do të fillojë më 15 dhjetor.
"Për ne ky mision policor është një shembull tjetër i angazhimit tonë në Maqedoni", tha Solana, duke theksuar vendosmërinë e Bashkimit Evropian në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.