BEOGRAD

Lidhur me deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan, Mark Grosman se në rast se Kosova i përmbush standardet e përcaktuara, çështja e statusit të Kosovës do të mund të hapej nga mesi i vitit 2005, kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviç ka deklaruar:
"Ky do të jetë rasti që të bisedojmë për të gjitha temat që kanë të bëjnë me Kosovën. Nuk ka pasur ndonjë paralajmërim se bashkësia ndërkombëtare, parasëgjithash SHBA-të, t'i ndryshojnë qëndrimet rreth rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Në këtë rezolutë, qartë janë caktuar parametrat se çfarë po ndodh sot në Kosovë dhe cila është e ardhmja e Kosovës. Respektivisht, për të ardhmmen e Kosovës nuk mund të vendoset para se të vërtetohen standardet. Besoj që për këtë janë të vendosur të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së", tha Zhivkoviç.