BRUKSEL

Policia e Belgjikës ka arrestuar sot një shtetas 33 vjeçar të Shqipërisë, i dyshuar për sulmin kundër prokurorit të përgjithshëm në Tiranë, me ç'rast ishte vrarë shoferi i tij, ka thënë sot një zëdhënës i autoriteteve të Brukselit. Agjencia Reuters mëtutje informon se dyshohet se ky person ishte lider i një grupi, për të cilin policia ka thënë se është "shumë i rrezikshëm" dhe se ka dorë në një mori sulmesh prej vitit 1992, përfshirë edhe vrasjen e ish drejtorit të burgut të Tiranës. Polica e ka ndërlidhidhur sulmin kundër prokurorit të përgjithshëm me vrasjen aktuale të disa biznesmenëve të lartë në Shqipëri.