PRISHTINË

Zyrtarë të KFORit në Kosovë sot kanë thënë se mbrëmë në Prekaz, pas një incidenti me banorët vendës, është lënduar lehtë një pjesëtar francez i njësitit paqeruajtës ndërkombëtar. Murat Jashari nga Prekazi ka thënë se banorët ishin provokuar nga ushtarët francezë, që janë në përbërje të KFORit.