ISLAMABAD

Të paktën 4 persona janë vrarë dhe 5 janë lënduar nga shpërthimi i një kamioni në provincën lindore të Afganistanit Kunar.
Zyrtarët i akuzuan luftëtarët talibanë dhe të al-Kaidës për sulmin.
Më parë, luftëtarë të dyshuar talibanë e sulmuan një bazë të forcave të koalicionit në Afganistanin lindor.
Sulmet në bazën Sara Bagh, ku janë vendosur ushtarë amerikanë dhe afganë, janë përshkruar si "të rënda".