TIRANË

Partia Socialiste në pushtet mbrëmë vonë ka shpallur se ka kandiduar Namik Doklen për postin e ministrit të jashtëm dhe Fatmir Xhafën për postin e ministrit të rendit publik të Shqipërisë. Ministri i deritashëm i rendit, Luan Rama dha dorëheqje lidhur me akuzat për përfshirjen e tij në incidentin me një gazetar tiranas. Siç dihet posti i ministrit të jashtëm është i paplotësuar prej muajit korrik kur ministri i jashtëm i atëhershëm Ilir Meta kishte dhënë dorëheqje. Propozimet për minsitra përfundimisht duhet të miratohen në Kuvendin e Shqipërisë.