TEHERAN

Drejtori i agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike, Mohamed Elbaradeji do ta vizitoj Iranin të enjten për të vazhduar negociatat që kanë për qëllim sqarimin e ambicjeve atomike të Teheranit, ka raportuar sot agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit. Agjencia ndërkombëtare për energji atomike ka kërkuar nga Irani që deri më 31 të këtij muaji tu përgjigjet shqetësimeve ndërkombëtare se kapacitetet bërthamore të Iranit do të mund të shfrytëzoheshin për prodhimin e armatimit bërthamor.