VIENË

Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, dhe pavarësimi i saj nuk do të ketë kurrfarë pasojash për vendet fqinje, tha në Vienë Erih Rajter, shef i drejtorisë për çështje të sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes të Austrisë.
Sipas tij, statusi i Kosovës duhet zgjidhur para pavarësimit të Malit të Zi nga unioni i përbashkët me Serbinë.
Rajter tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë rolin udhëheqës në zgjidhjen e problemeve në Kosovë, nëse dëshiron t'i realizojë projektet e veta paqësore në Evropë.
Erih Rajter ka thënë se shqiptarët në Kosovë duhet të jenë më aktivë, dhe ta detyrojnë bashkësinë ndërkombëtare që ajo të aktivizohet më shumë.