PRISHTINË

Një grua serbe 73 vjeçare është lënduar seriozisht pas sulmit të dyshuar të një shqiptari, në çastin kur ajo sot po vizitonte shtëpinë e saj të para luftës në Gjilan, ka thënë sot zëdhënësi i Unmikut, Andrea Angeli. Agjencitë e lajmeve informojnë se në këtë shtëpi tash e katër vjet po jetonte një familje shqiptare 15 anëtarëshe. Andrea Agneli ka thënë policia e ka arrestuar të dyshuarin shqiptar 53 vjeçar.