KOMBET E BASHKUARA

Palestinezët kanë kërkuar nga Këshilli i Sigurimit, që të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar ndërtimin e murit të sigurisë nga ana e qeverisë izraelite.
Qeveria izraelite ka bërë publik sot planin për ndërtimin e 600 shtëpive të reja në vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor.
Shefi i diplomacisë amerikane, Kolin Pauell, tha se Uashingtoni është i shqetësuar lidhur me këto ndërtime.
Edhe i ngarkuari për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian, Javier Solana, tha se vendimi i Izraelit dëmton planin e paqes.