MOSKË

Bashkëshortja e presidentit amerikan, Laura Bush sot mori pjesë në një panair libri në Moskë e shoqëruar nga Lyudmila Putin, e shoqja e presidentit të Rusisë. Zonja Bush të hënën ishte në Paris, me ç'rast ishte takuar edhe me presidentin francez, Jacques Chirac. Turneu i Laura Bushit në Evropë është parë si një mision i zbutjes së raporteve evro-atlantike që ishin tensionuar për shkak të mospajtimeve për luftën në Irak.