Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell ka thënë se India nuk do të dërgojë trupa në Irak, derisa vende si Pakistani, Bangladeshi dhe Turqia po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake si pjesë e forcës ndërkombëtare të sigurisë në këtë vend.
Deri tani në Irak janë 22 mijë trupa nga 31 vende dhe 130 mijë forca amerikane. Por, përfaqësuesi britanik në Irak, Geremi Grinstock, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë në gjendje të vendosin paqen në Irak edhe pa një ndihmë shtesë nga vendet e tjera.