FALLUXHA, IRAK

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Mark Ingham ka konfirmuar sot se trupat e Shteteve të Bashkuara kanë vrarë dy irakianë dhe kanë plagosur 4 të tjerë kur vetura e irakianëve ishte nisur në drejtim të post-bllokut ushtarak në qytetin Falluxha. Zëdhënësi Ingham ka thënë se ky incident kishte ndodhur mbrëmë vonë. Zyrtarë lokalë kanë thënë se numri i irakianëve të vrarë është katër.