DAMASK, SIRI

Siria ka thënë se nuk është përgjegjëse për problemet që kanë forcat e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe për konfliktin izraelito-palestinez. Këtë reagim Siria e bëri pas deklaratës së nënsekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Bolton, se Siria është në mesin e atyre vendeve që konsiderohen të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.