HAGË

Gjykata Ndërkombëtare për krime të luftës në Hagë ka bërë të ditur se i ka dhënë tre muaj pushim ish kryetarit Jugosllav, Sllobodan Millosheviq, në mënyrë që ai ta përgatisë mbrojtjen e tij. Gjatë tre muajve të pushimit atij do t'i sigurohet një zyre në ndërtesën e gjyqit dhe do t'i garantohet fshehtësia e kontakteve të tij me dëshmitarët. Millosheviqi ka kërkuar 2 vjet kohë për këtë përgatitje.