KOMBET E BASHKUARA

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, Terje Roed-Larsen, tha para Këshillit të Sigurimit se atentatet vetvrasëse të palestinezëve dhe vrasjet e pa gjyq të militantëve palestinezë nga ana e izraelitëve, kanë dëmtuar rëndë përpjekjet për një zgjidhje paqësore.
Lidhur me kërcënimet e Izraelit për të vrarë apo për të dëbuar udhëheqësin palestinez Jaser Arafat, i dërguari i OKB-së tha:
"Zoti Arafat është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe si i tillë është udhëheqësi i ligjshëm i palestinezëve. Ai ka të bëjë me identitetin palestinez dhe synimet e tyre kombëtare. Tani ai është larg të qenit faktor i parëndësishëm."