Ahmed Kurei ka bërë të ditur sot se e ka pranuar postin e kryeminsitrit palestinez. Pas takimit me presidentin Jaser Arafat, Kurei ka thënë se do të fillojë të punojë menjeherë për shkak të krizës së kabinetit. Arafat e emëroi Kurein për kryeministër pas dorëheqjes së Mahmud Abasit nga kjo detyrë.