Zijadin Gashi, Prishtinë
Zyrtarë të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kanë thënë sot se ende nuk janë përcaktuar qartë detajet e bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe pozicioni i shefit të UNMIK-ut në këto bisedime. Zëdhënësja e kësaj administrate Izabel Karlovic thotë se gjithshka dihet tani lidhur me dialogun është se shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri, po bën përpjekje që bisedimet të fillojnë sa më shpejt. Palët në bisedime, thekson ajo do të përqëndrohen vetëm në çështje praktike, por jo në çështje të tjera. Kurse, sipas saj, kanë mbetur të caktohet koha dhe vendi i bisedimeve:
“Se si do të strukturohet dialogu për momentin, gjërat ende kanë mbetur të qartësohen”, thotë Karlovic. Zëdhënësja e UNMIK-ut tha se nuk e dinte nëse në tavolinën e bisedimeve do të jetë dhe ndonjë përfaqësues i Shteteve të Bashkuara apo i BE-së, siç kërkojnë kosovarët, por mbase UNMIK-u, sipas saj, do të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedime, si dhe udhëheqës i dialogut:
“UNMIK-u me gjasë do ta udhëheqë këtë dialog. Mirëpo duhet ditur se dy palët, të cilat do të bisedojnë, janë Prishtina dhe Beogradi”, theksoi zëdhënësja e UNMIK-ut. Ndërsa e pyetur se si i sheh UNMIK-u reagimet negative në Prishtinë lidhur me propozimin e Grupit të Kontaktit që rolin udhëheqës dhe ndërmjetësues në bisedime ta ketë shefi i UNMIK-ut, Karlovic, përgjigjet:
“Nuk mendoj se mund të komentojmë diçka që ende nuk ka marrë formën përfundimtare. Shefi i UNMIK-ut është duke u konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare, si dhe me dy palët në bisedime që këto gjëra të qartësohen”, tha Karlovic.
Sot gjatë ditës, Holkeri, tha ajo, është takuar në Gjenevë me ish-shefin e UNMIK-ut në Kosovë Mihael Shtajner, ndërsa nesër ai do ta takojë në Bruksel Havier Solanën. Vetëm pasi t’i ketë konsultuar të gjitha palët e involvuara në çështjen e bisedimeve teknike, atëherë do të dihet pozicioni i UNMIK-ut dhe shefit të kësaj administrate në dialogun me Beogradin, theksoi Karlovic.
Ndërkohë, përfaqësuesit e zgjedhur kosovarë, këto ditë e kanë kundërshtuar mundësinë që Holkeri të jetë ndërmjetësues i këtyre bisedimeve, kanë kërkuar që ky dialog të udhëhiqet nga një nivel më i lartë dhe që Shtetet e Bashkuara ta kenë rolin prijës në bisedime, ku do të merrte pjesë dhe Bashkimi Evropian.