JERUSALEM

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Shaul Mofaz ka deklaruar se Izraeli mund të dëbojë liderin palestinez, Yasser Arafat nga territortet palestineze deri nga fundi i vitit, duke thënë se ai ''kurrë nuk ka dashur'' të arrijë marrëveshje me Izraelin dhe se ka qenë pengesë për avancimin e planit të paqës.
Qveria e Shteteve të Bashkuara sinjalizoi ndërkohë kundërshtimin e saj ndaj këtyre planeve të Izraelit për dëbimin e Arafatit.
Shaul Mofaz tha gjithashtu se ushtria izraelite është e gatëshme të zhvillojë beteja me luftëtarët e lëvizjes radikale islamike të Hamasit.
Ndërkohë ushtarët izraelitë vranë në Xhenin të Bregut perëndimor një palestinez të armatosur.