PODGORICË

Zyrtarët e koalicionit në pushtet në Mal të Zi thonë se nuk janë njoftuar me tekstin e deklaratës të Kuvendit të Sërbisë për Kosovën, duke vlerësuar se egzistojnë tentativa që Mali i Zi të ndërlikohet në problemin e Beogradit dhe Prishtinës.
Ivica Kaleziq dhe Borisav Banoviq kanë thënë se janë kundër që ajo deklaratë të gjendet në rendin e ditës së Parlamentit të bashkësisë shtetërore serbo-malazeze ditën e premte, si'ç ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit, Dragoljub Miqunoviq.
''Nëse ndonjë çështje është me rëndësi për Malin e Zi, ajo duhet të gjendet në rendin e ditës të organeve të tij shtetëror, Kuvendit dhe Qeverisë, ka thënë Kaleziq.
Borisav Banoviq vlerëson se bëhet fjalë për një nga çështjet më serioze e cila e rëndon bashkësinë shtetërore.