BOMBEI

Hindusë dhe myslimanë, banorë të Bombeit, po mbajnë zi për 50 viktimat e dy sulmeve të djeshme në këtë qytet. Askush deri tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, derisa policia e Indisë akuzon grupet islamike nga Pakistani. Nga ana tjetër qeveria pakistaneze e ka cilësuar sulmin e djeshëm me dy vetura bombë si akt terrorist. Këto sulme janë dënuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe udhëheqësit më të lartë botërorë.