UASHINGTON

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush tha mbrëmë vonë se "gjatë kësaj jave terroristët kishin kryer dy sulme të profilit të lartë në Lindjen e Mesme me qëllim që të krijojnë qeverisje të stilit taliban". Në fjalimin e tij javor në radio, ai poashtu tha se Shtetet e Bashkuara do t'i marrin në shënjestër grupet radikale kudo që ndodhen nëpër botë. "Ata dëshirojnë të luftojnë kundër nesh atje, sepse ata nuk mund ta paramendojnë shoqërinë e lirë në Lindjen e Mesme. Ata e urrejnë lirinë dhe demokracinë që po ndërtohet prandaj me masa të dhunshme synojnë parandalimin e saj", tha presidenti George Bush.