BEOGRAD

Ushtria e Serbisë ka informuar për një sulm kundër pjesëtarëve të saj afër kufirit me Kosovën. Sipas Ministrisë së mbrojtjes së Serbisë, ky sulm kishte ndodhur mbrëmë vonë kur një patrullë ushtarake kishte ndalur një kamion të ngarkuar me dru. Shoferi i kamionit, për të cilin është thënë se ishte shqiptar, kishte hapur zjarr kundër patrullës dhe kishte ikur, informon agjencia AP.