PRISHTINË

Zëdhënësi i UNMIK-ut Andrea Agneli tha se dy të rinj, një 11 vjeçar dhe tjetri 18 vjeçar, të përkatësisë kombëtare serbe, janë vrarë me armë zjarri në Zahaq të Pejës, kurse 6 të tjerë janë plagosur derisa po laheshin në lumin Bistricë.
Viktimat janë nga fshati Gorazhdevc i Pejës, enklavë serbe, banorët e së cilës në shenjë proteste i kanë bllokuar rrugët e këtij lokaliteti.
Ngjarja ka ndodhur disa çaste pas arritjes së kryeadministratorit të ri të Kosovës Hari Holkeri, i cili incidentin e ka dënuar rëndë.