NAGASAKI

Kryeministri i Japonisë, Junichiroi Koizumi ka deklaruar se vendi i tij kurrë nuk do të përpiqet që të prodhojë armë bërthamore.
Koizumi ka deklaruar kështu ditën kur Nagasaki shënon 58 vjetorin e shkatërrimit nga bomba atomike që e hodhën Shtetet e Bashkuara në 9 gusht të vitit 1945.
Në këte ceremoni prefekti i Nagasakit ka thënë se Korea Veriore, India dhe Pakistani i kanë kontribuar shumë tensioneve ndërkombëtare dhe ka kritikuar gjithashtu Shtetet e Bashkuara për planet që të zhvillojnë një gjeneratë të re armësh bërthamore.